Hidromorava

Demiri : Haradinaj kryeministër, shpëtim për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Xhevat Demiri është pjesë e komisionit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor Brenda AAK-së në Gjilan. Demiri thotë se AAK-ja në Anamoravë do të fitojë zgjedhjet derisa thotë se vetëm Ramush Haradinaj si kryeministër mund ta shpëtojë Kosovën dhe ta avancojë atë në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë.

AAK-ja në Gjilan ka nisur procesin zgjedhor brenda saj. Xhevat Demiri është anëtar i komisionit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe thotë se është i kënaqur si me aktivitetet në nëndegë e aktive ashtu edhe në përgjithësi për atmosferën në këtë degë.

Demiri tha për rajonipress se me kthimin e Ramush Haradinajt dhe angazhimin e tij në jetën politike në AAK e Gjilanit tashmë kanë nisur shumë aderime dhe prurje të reja.

Sipas tij këto aderime kryesisht vijnë nga shtresat intelektuale e rinore. “Shumë profesor, mjek, biznesmen, njerëz të kulturës po i bashkëngjiten AAK-së në Gjilan. Duke pasur për bazë këto aderime ne edhe synojmë që në Gjilan të jemi parti kryesore vendimmarrëse. AAK tashmë synim kryesor ka që rajonin e Anamoravës ta udhëheq dhe të fitojë në zgjedhjet e ardhshme”.

ARKATANA

Demiri thotë se ende s`kanë vendosur për kandidatin për kryetar të AAK-së në Gjilan , por secili që do të vije në këtë pozitë duhet të ketë afinitete dhe kualitete intelektuale , duke pasur kuptohet edhe përkrahjen e elektoratit të AAK-së.

Demiri ndërkaq tha se tashmë nuk janë të interesuar për ndonjë koalicion me PDK në Gjilan. “Koalicioni me PDK në Gjilan nuk qon peshë tashmë sepse për Kosovën tashmë e rëndësishme është arritja e koalicionit në qendër. Kosova me Ramush Haradinajn kryeministër e ka të ardhmen më të sigurt. Haradinaj si kryeministër është shpëtim për Kosovën sepse më të lehtë do ta ketë edhe hyrjen në mekanizmat evropian kurse në Kosovë do ta dinamizoj jetën politike dhe vendimmarrëse brenda institucioneve qendrore e lokale”.

Demiri udhëheq edhe komisionin për shëndetësi brenda AAK-së në Gjilan. Ai thotë se ky komision ka strategji për të menaxhuar më mirë dhe më drejtë shëndetësinë kosovare. “Situata në shëndetësinë kosovare është e mjerë dhe realisht e përshkruar me krizë. AAK mund ta reformojë profesionalisht dhe kombëtarishtë këtë sektor sepse ka njerëz që dinë dhe munden të qojnë përpara këtë sektor të rëndësishëm për shoqërinë kosovare” tha Demiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.