Mobi Casa

Demiri: Do të loboj fuqishëm për projektet e Anamoravës dhe përfaqësim dinjitoz

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Xhevat Demiri ka fituar edhe një mandat në kryesinë qendrore të AAK-së në Prishtinë dhe ky fakt thotë se pos që është përgjegjësi ndien edhe një obligim që të punojë edhe më shumë për Anamoravën dhe realizimin të gjitha projekteve të nisura nga Qeveria Haradinaj.

Xhevat Demiri ka arritur të herë të dytë të jetë pjesë e kryesisë qendrore në AAK. Besimi që i është dhënë në këtë mandat thotë se do ta motivojë që të punojë edhe më shumë për Anamoravën dhe AAK në përgjithësi. “Kjo tregon se kam mbështetje të fuqishme nga Ramush Haradinaj dhe kjo dëshmon se dikush e ka vlerësuar lartë kontributin tim dhe angazhimin tim që AAK- dega në Gjilan të ecë drejt dhe fuqishëm”.

Demiri i cili edhe është pjesë e Asamblesë Komunale në Gjilan dhe mjek me autoritet në Anamoravë thotë se do të angazhohet maksimalisht që Anamorava të jetë përfituese edhe më e madhe e projekteve kapitale.”Do të loboj fuqishëm që projektet e nisura nga Qeveria Haradinaj për Anamoravën të kryhen në afatet e parapara dhe gjithashtu do të jem zë i fuqishëm edhe i përfaqësimit të punësimit. Kemi shumë pak kuadro të Anamoravës që janë pjesë e strukturave kyçe. Anamorava ka njerëz dhe ka kuadro që dijnë vërtet të qojnë proceset përpara dhe në këtë drejtim kryeministri Haradinaj duhet të mendoj dhe të kujdeset më shumë për këtë pjesë” shton Demiri.

KKVITI

Xhevat Demiri i cili në zgjedhjet lokale doli të jetë më i votuari thotë se ka bërë përvojë të mirë në skenën politike. “Këtë përvojë do ta shfrytëzojë në dobi të qytetarëve të Gjilanit dhe të Anamoravës në përgjithësi. Mendojë që ka ende sfera e fusha që duhet të investohet për ta përmirësuar jetën e qytetarëve” shtoj Demiri.

Ndryshe, Xhevat Demiri ka qen mjek i UÇK-së dhe pjesëmarrës i saj. Ka shumë dekorata e mirënjohje që lidhen me luftën e UÇK-së dhe konsiderohet si krah i fort i Ramush Haradinajt./rajonipress/