Fundamenti

Demiri: Anulimi i konkursit lajm i keq për shëndetësinë gjilanase

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Xhevat Demiri kryetar i komisionit për shëndetësi në kuadër të AAK-së tha për rajonipress se anulimi i konkursit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për drejtor në spitalin e Gjilanit është një lajm i keq për shëndetësinë e Gjilanit sepse kjo shtyrje krijon amulli, anarki dhe papërgjegjësi totale në menaxhimin e spitalit të Gjilanit.

Anulimi i konkursit për zgjedhjen e drejtorit të ri në Spitalin rajonal në Gjilan nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka shqetësuar tej mase kuadrin mjekësor dhe ekspertët e shëndetësisë në Gjilan.

Xhevat Demiri shef i repartit të Infektologjisë dhe kryetar i komisionit për shëndetësi në kuadër të AAK-së duke komentuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë tha për rajonipress se është një lajm i keq i cili në radhë të parë godet vet stafin dhe menaxhmentin e spitalit, pastaj dëmton edhe pacientët sepse mjekët tani ka mundësi t`i ikin përgjegjësisë.

Mobi Casa

Demiri thotë se anulimi i konkursit krijon amulli, anarki dhe papërgjegjësi totale në menaxhimin e spitalit të Gjilanit. Sipas tij anulimi i konkursit krijon edhe një pesimizëm tek kandidatët që kanë konkurruar për drejtor dhe realisht ky anulim është bërë për të larë kusuritjet në nivel qendror. “Ky anulim është një pazar i madh që është bërë për qëllime të caktuara për të larë hesapet tek të mëdhenjtë në Prishtinë” mendon Demiri.

Ndryshe një ditë më herët Faik Hoti zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë për rajonipress tha se konkursi për drejtor në spitalin e Gjilanit është anuluar meqë tash e tutje konkurset duhet të shpallen sipas Ligjit të ri të shëndetësisë, për institucionet që janë në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vet Abdylatif Latifi drejtor aktual në spitalin e Gjilanit tha se nuk është shenjë e mirë anulimi i konkursit , por ka thënë se kjo shtyrje nuk mund të destabilizojë punën profesionale e as menaxheriale brenda spitalit të Gjilanit./rajonipress/