RCCOLA

Demiri: AAK në Gjilan do të rritet e forcohet edhe më shumë me Ramushin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Xhevat Demiri anëtarë i kryesisë së AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se kthimi i Ramush Haradinajt e bënë më të fortë e më stabil AAK edhe në Gjilan. Ne do të marrim përgjegjësi edhe në nivelin lokal, vetëm po presim “izën” e Ramushit tha Demiri.

Kthimi i Ramush Haradinajt nga Haga ka gëzuar pos AAK në qendër edhe degët e aktivistët e saj nëpër komuna. Xhevat Demiri anëtar i kryesisë së AAK-së dega në Gjilan dhe kryetar i komisionit për shëndetësi në këtë parti tha për rajonipress se me ardhjen e Ramushit do të rritët e forcohet AAK-ja edhe në Gjilan.

“Kthimi i Ramushit na jep forcë, vullnet e motiv dhe na stimulon për të punuar më shumë dhe më me përkushtim. Tani do të ketë më shumë angazhim e më tepër përgjegjësi sepse AAK-ja si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal do të jetë e përgatitur për të marrë përgjegjësi të reja” tha Demiri.

Uji Dea

Sipas tij tani AAK do të jetë më e fortë dhe më stabile në të gjitha segmentet. Demiri tha se ka pasur edhe më herët interesime të kuadrove të reja për të aderuar në degën e AAK-së në Gjilan, por tani pas triumfit të Ramushit këto aderime do të jenë edhe më të shumta.

I pyetur nga rajonipress nëse dega e AAK-së në Gjilan do të hyjë në koalicion qeverisës me PDK, Demiri tha se nuk do t`i ikin obligimeve dhe përgjegjësive kombëtare. “Ne po presim nivelin qendror e sidomos “izën” e Ramushit për të hyrë në koalicion dhe për të marrë përgjegjësi edhe në nivelin lokal. Këtë fakt unë e bazojë edhe në gëzimin e madh që kanë shprehur të gjithë qytetarët e Gjilanit duke përfshirë këtu edhe punëtorët shëndetësor” tha Demiri./rajonipress/