Demirët e Kosovës

Gjilan – Demir Behluli dhe Demir Krasniqi janë dy emra të njohur e të mëdhenj për Anamoravën e Kosovën. Të dytë kanë dhënë shumë për gjeneratat e reja secili në fushën e vet.
Demir Behluli dhe Demir Krasniqi ende vazhdojnë të jenë aktiv dhe të punojnë secili në fushën e vet. Demir Behluli një krijues i madh nga fusha e pikturës ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Kosovë.
Demir Behluli ende vazhdon të jetë aktiv nëpër takimet e jetës kulturore dhe është përkrahës i madh i të gjitha aktiviteteve që lidhen me zanatin e tij.
Kurse Demir Krasniqi gjithashtu ka një bagazh të pasur prej këngëtari dhe krijuesi të madh të këngëve popullore e burimore shqiptare. Me vite të tëra këndojë për kombin, shqiptarizmin dhe mbajti gjallë kudo këngën e pastër burimore shqiptare.
Demir Krasniqi ndonëse mbeti pa vendin e tij të punës prej mësuesi të muzikës ai kurrë nuk mbeti pa adhuruesit e tij të shumtë.
Rajonipress përmes kësaj fotografie të përbashkët ju uron këtyre dy krijuesve shumë suksese tjera /rajonipress/