Eko Higjiena

Demir Krasniqi nuk i harron të zhdukurit, një tekst dhe muzikë me shumë porosi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Një rapsodi – këngë shqiptare, e kam nisur për ta thurur –
Mu në Ditën Ndërkombëtare të Personave të zhdukur !
Kjo Ditë e Shenjtë Ndërkombëtare është më datën 30 Gusht –
Shumë familje n’trojet shqiptare i ka nxënë gjallë e ngushtë !

Për më shumë se dy dekada vite t’ vështira kanë kaluar –
Që nga lufta e armatosur në Kosovë që është zhvilluar !
Për 1643 persona të zhdukur – familjarët presin me lot për fytyre ,
Presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e t’ dashurve të tyre !…

Familjarët e personave të zhdukur, kanë vuajtur me lot për fytyre –
Në përpjekje për t’u përballur me mungesën e të dashurve të tyre !
Ndërsa pandemia ndërkombëtare e quajtur COVID – 19 – të ,
E ka bërë gjendjen e tyre edhe më të vështirë dhe më të shkretë !

Rënia e përgjithshme e mundit dhe shkallës së zbardhjes së fatit ,
Vendndodhjes së personave të zhdukur, fushave, maleve edhe shpatit
Dhe mungesa e një reagimi të duhur n’ mënyrë humane dhe njerëzore –
Ndaj nevojave familjare të tyre kanë mbetur shqetësimet kryesore !

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur –
Kryqi i Kuq i Kosovës, duhet bërë çka është e mundur !
Duhet t’ shtojnë më shumë përpjekjet autoritetet prijatarë –
Për ta zgjedhur për gjithmonë këtë problem humanitarë !

I shqetësuar për tempin në rënie fshatrave dhe katundit –
Në të cilin janë zgjidhur rastet e personave të zhdukur viteve të fundit ,
Shefi i misionit pohoi se përderisa në vitin 2019, tetë raste janë zbuluar ,
Këtë vit vetëm tre personave, vendndodhja u është gjurmuar !

Eco Higjiena

“Pengesa kryesore ndaj një përparimi dhe zbulimi më të shpejtë –
Është mungesa e informatave , që kanë çmimin shumë të shtrenjtë !
Që do të çonin në lokacionet n’ vende t’ reja të varrezave –
Aty ku varret e t’ zhdukurve , do t’iu eksponoheshin rrezeve !”

“Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, para fytyre –
Familjarët kanë drejtë të dinë çka u ka ndodhë t’ dashurve të tyre !
Si gjithmonë , KNKK-ja do t’i mbështesë n’ çfarëdo mënyre –
Autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre !

Në këtë aspekt i nxitë çështjet krejtësisht humanitare ,
Të përgjegjësive të tyre n’ këtë aspekt përparimtare –
Që çështjen humanitare të personave të zhdukur ,
Dhembshuritë familjare sa ma shumë për t’i zbutur !

Ta vënë në rast të ndonjë personi të zhdukur në errësirë –
Dhe të paraqiten të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë !
Të përpiqen t’i nxjerrin familjarët nga ky terr që po i rrethon” –
Thuhet në një komunikatë të KNKK-së , popullin që e njofton !

Gjilan, më 30 .08. 2020 vj.
Demir Krasniqi