Fundamenti

Demir Krasniqi, këngë kushtuar Idriz Seferit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në vigjilje të 105 – vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë : Në Gjilan u inaugurua shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferit.

United Hospital

(Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi )
Na u deshtë të presim 105 vjet –
Të sjellim në Gjilan , kur të kemi Shtet !
Kur të kemi Shtet edhe Pavarësi –
T’ këndojmë e t’ vallëzojmë së bashku në Liri !
Në shesh të Gjilanit , janë mbledhë gjithë ky njeri –
O , mirë se na erdhe , trim Idriz Seferi !
O , mirë se na erdhe , o trimi i çarkut –
Hero Kombëtar – kreshniku i Karadakut !
Në shesh të Gjilanit po t’ ngritët shtatorja –
Po t’ urojnë Prishtina, Tirana, Shkupi , Vlora !…
Po t’ urojnë shqiptarët nga mbarë diaspora –
Me Flamur Kombëtar , që nuk e lëshojnë nga dora !
Më 27 Nëntor 2017 –
Udhëheqësit shqiptarë bashkohen për jetë !
N’ Gjilan , festojnë bashkë Kosovë e Shqipëri ,
Malësi , Iliridë , Luginë e Çamëri !…
Po festojnë së bashku Gjilani dhe Vlora –
Me shumë njerëz vendorë dhe nga diaspora !…
Mbi të gjitha trojet që janë Iliri –
Lirshëm valon shqipja n’ Flamur Kuq e Zi !
Këngët edhe vallet asnjëherë s’ i ndalin –
E kujtojnë lavdishëm Ismail Qemalin !
Me fjalët e arta që e shprehin nderin –
E kujtojnë kolosin , trim Idriz Seferin !
Po festojnë së bashku Gjilani dhe Vlora –
Urojnë Marigonën :”Motër të lumtë dora!
Qëndise Flamurin , shqipen dy krenare –
Që sot valon lirshëm mbi trojet shqiptare !”
Për Bashkim Kombëtarë , luftoi ideali –
Pavarësinë e shpalli n’ Vlorë , Ismail Qemali !
Trimat e Kosovës , nuk iu tremben gjakut ,
Me Idriz Seferin – tribunin e Karadakut !
Së bashku me shtatoren e Idriz Seferit –
N’ Gjilan , u ngritë busti i Reshat Ymerit !
U ngritë edhe busti i Xhavit Ahmetit –
Pishtarit të parë të Universitetit !…
N’ Gjilan , u ngritë busti i Muharrem Ibrahimit –
Dëshmorit të Kombit , në Luftën e Çlirimit !
Me buste u nderuan trimat nga këto ana –
Si Esat Berisha dhe Halim Orana !…
Gjilan, më 27.11.2017. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.