ARKATANA

DEMI trajnon zyrtarët komunal

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të projektit “Demi” u realizua një trajnim dy ditorë me zyrtarët e komunës. Në ditën e parë ishin të ftuar drejtorët komunal dhe përgjegjësit e sektorëve të ndryshëm. Ndërsa ditën e dytë ishin përfshirë zyrtarët e dy drejtorive komunale të Administratës komunale dhe drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit.

Programi i këtij trajnimi i emërtuar “Krijimi i departamenteve me performancë të lartë”, sipas drejtorit të Administratës Komunale Enver Ajvazi tha se së pari duhet falënderuar USAID-in, përkatësisht programin DEMI për organizimin e trajnimeve të frytshme me zyrtarët komunal.

Eco Higjiena

“Zyrtarët kanë nevojë për trajnime të ndryshme për ngritje profesionale, për përfitime, njohuri të reja, të cilat janë shumë të dobishme për zyrtarët e drejtorisë së Administratës dhe tjerëve” tha Ajvazi.

Ai po ashtu falënderoi konsulentët Marsha dhe Deby. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Ambientit Hysen Jerliu, e çmoi lartë përvojën e fituar nga ky trajnim, sidomos për zyrtarët e drejtorisë që ai drejton. /rajonipress/