GRANDEMALL

Dëmi nga breshëri në Kamenicë arrin në 720 mijë euro

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas komisionit të formuar nga drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i përbërë nga Nejzai Fera, Imer Dërmaku dhe Bektesh Dërmaku, dëmi nga breshëri që ka prekur fshatrat Petroc, Topanicë, Hodonoc, Rogaqicë, Muqivërcë dhe Kranidell arrin në 720 mijë euro.

Komisioni komunal ka vizituar këto fshatra dhe sipas tij fshatrat më të prekura nga breshëri janë fshati Petroc, një pjesë e fshatit Topanicë, Hodonoc, Rogaqicë, Muqivërcë dhe Kranidell.

Nejzai Fera tha për rajonipress se dëmet më të mëdha janë në kulturat pemëtarë dhe në kulturat lavërtarë ( gruri, misri dhe kulturat perimore ). Sipas vlerësimit preliminar, konsiderohet se në fshatin Petroc dëmi sillet rreth 70% , kurse në fshatrat Hodonoc, Rogaqicë dhe Muqivërcë 50-60 %.

Fundamenti

Në këto fshatra vlerësohet se ka të mbjellura rreth 1200 ha me kultura bujqësore, ndërsa, e ardhura mesatare për ha, llogaritet rreth 1000 €/ha. Prej tyre vlerësohet se është shkaktuar dëm rreth 60 %.

Fera tha se në këto fshatra konsiderohet se dëmi i shprehur në vlerë, përafërsisht sillet rreth 720.000.00 €./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.