ARKATANA

Demhasaj: Serbia po dëshiron të fitojë eksterritorialitet me Manastirin e Deçanit

/ 2 minuta lexim
HW

Drejtori ekzekutiv i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se problemet me rrugën Plavë-Deçan janë kryekëput politike e jo të natyrave siç i pretendon kisha serbe.

Demhasaj ka thënë se problemi me Manastirin e Deçanit lidhet me pretendimet që Serbia ka për të fituar eksterritorialitet në procesin e dialogut.

Ai thotë se është e çuditshme kur vjen në pyetje interesi i tyre si serbët i referohen Planit të Ahtisarit.

HW

“Serbia dhe serbët Planin e Ahtisarit e pranojnë pjesërisht vetëm kur vjen në pyetje interesi i tyre. Me planin e Ahtisarit u shpall pavarësia e Kosovës por serbët se pranojnë atë”.

Drejtori ekzekutiv i Organizatës “Çohu” thotë se manastiri ka lejuar të shkatërrohet rruga ekzistuese disa herë kur janë ndërtuar hidrocentralet sepse kanë pasur interes.

“Nëse kjo rrugë pengon manastirin, çfarë pengese i bënë shëtitorja apo shtrati i lumit manastirit. Kjo çështje është kryekëput politike dhe lidhet me bisedimet. Serbia në fillim dëshiron që eksterritorialiteti në fillim të zbatohet në terren duke mos lejuar të ndërtohet asgjë e më pas të mbetet vetëm nënshkrimi në Bruksel”, deklaroi Demhasaj në “Debat Plus”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.