Demhasaj kalon nga Luzerni në Grasshopper
Futbollisti shtatlartë i Kosovës ka ndërruar ambient në Zvicër
Sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj nga sezoni i ri do të jetë pjesë e klubit Grasshopper.
Demhasaj pas tri sezonesh largohet nga Luzerni për t’iu bashkuar Grasshopper. Lajmi është konfirmuar nga skuadra zvicerane në uebfaqen e saj zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Demhasaj me skuadrën nga Cyrih ka nënshkruar deri në vitin 2023.
24-vjeçari kaloi si transfer i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Luzernin. Ai kishte shënuar 17 gola dhe dhjetë asistime për Luzern. Më parë kishte regjistruar 22 gola dhe 5 asistime në 63 ndeshje me FC Schaffhausen.