Fundamenti

Demhasaj dhe Kryeziu largohen nga Zvicra, do ta veshin fanellën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vazhdojnë prurjet tek Përfaqësuesja A e Kosovës.

Për dy ndeshjet e muajit tetor risi është grumbullimi i Lirim Kastratit, djaloshi nga Kamenica që po shkëlqen në Kroaci.

Por në muajin nëntor do të jenë dy futbollistë të tjerë që do t’i bashkohen Kosovës.

Fjala është për dy futbollistë mjaftë të talentuar, që deri më tani kanë luajtur për grupmoshat e Zvicrës.

Mbrojtësi qendror, Mirlind Kryeziu që aktivizohet me Zurichun ka pranuar ta bartë fanellën e Kosovës.

Njësoj ka vepruar edhe super sulmuesi i Luzernit, Shkëlqim Demhasaj i cili së fundmi ka shënuar gol ndaj kampionit në fuqi Young Boys.

Mobi Casa

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën për shtyp.

Shkëlqim Demhasaj shënoi gol për Luzernin në fitoren ndaj Young Boysit

Telegrafi kishte mësuar më herët se dyshja ka pranuar të luaj për Kosovën dhe në pyetjen tonë se pse nuk janë grumbulluar, Challandes është përgjigjur.

“Jemi duke kompletuar dokumentacionin për Demhasajn dhe Kryeziun”, tha shkurtimisht trajneri zviceran që ka konfirmuar se dy super talentet do të luajnë për Kosovën.

Kujtojmë se si Demhasaj ashtu edhe Mirlind Kryeziu kanë luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.