Dëmet që mund të sjellë vera tek dhëmbët

Vera ka edhe cilësi për shëndetin, por nga ana tjetër mund të sjellë edhe probleme të papritura.
Nëse pini verë të bardhë çdo mbrëmje do dëmtoni kalciumin e dhëmbëve dhe goja do iu mbajë erë të keqe. Fillimisht dhembet do fillojnë të dhembin prandaj rekomandohet që të shpëlahet herë pas herë goja me ujë në mënyrë që të pastrohet në thellësi.
Era e keqe e gojës
Alkooli dehidraton trupin dhe gojës. Sa më shumë të pimë aq më pak do provokohet pështyma dhe kjo e fundit ndihmon për të luftuar bakteret në goje. Kur pështyma mungon, mikro-organizmat shumohen, shtohet pllaka dentare dhe era e keqe e gojës. Kjo mund të pasohet edhe me sëmundje të mishrave.
Porte e hapur për kancer
Rreth 75-80% e njerëzve që vuajnë nga kanceri pranojnë se kanë pirë rregullisht. Kombinimi i duhanit me alkoolin mund të jetë vdekjeprurëse. Alkooli ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qelizat që ndodhen në brendësi të gojës, tek mishrat dhe nofullat. Tregohuni të moderuar.