Dëmet nga vërshimet në Viti arrijnë në 200 mijë euro

Viti – Sipas komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, në komunën e Vitisë si pasojë e vërshimeve janë shkaktuar dëme mjaftë të rënda duke dëmtuar sidomos kulturat bujqësore dhe dëmi i tërësishëm arrin në afër 200.000 euro thonë zyrtarët komunal raporton rajonipress.
Granit Abdyli kryetar i këtij komisioni, ka thënë se në kulturën e grurit janë të dëmtuara 82.8 ha. ku përqindja e dëmit shkon nga 30 deri në 100 % dhe vlera e dëmit arrin në afër 60.000 euro.
Kultura e patates ka pësuar dëme në një sipërfaqe prej 24.3 ha dhe dëmi arrin 106.000 euro, kurse kultura e misrit mbi 16.000 euro.
Ky komision ka bërë vlerësimin edhe të kulturave tjera bujqësore dhe se në bazë të evidentimit të sipërfaqeve bujqësore në terren, sidomos në fshatrat Skifteraj, Budrik, Radivojc, Tërpez, janë prekur nga vërshimet rreth 126 hektar ku janë përfshirë 106 fermerë pronar të tokave që janë vërshuar./rajonipress/