Dëme të shumta në Viti, shikoni se çfarë ka shkaktuar lumi “Morava”

Gjilan – Vërshimet e pandërprera që kanë ndodhur mbrëmë në Viti kanë sjellur për pasoj dëmtimin e shtratit të lumit “Morava” i cili ka dëmtuar pothuajse tërësisht shëtitoren Viti – Kabash – Binqë.

Komuna e Vitisë po përballet me pasojat e vërshimeve të mbrëmshme që erdhën pas reshjeve të shumta, raporton rajonipress.

Jakup Haxhiu shef i kabinetit të kryetarit Sokol Haliti ka konfirmuar për rajonipress se tashmë nga shirat e mbrëmshme dhe nga dëmtimet e shtratit të lumit “Morava” është shkatërruar pothuajse tërësisht shëtitorja Viti – Kabash – Binqë.

“Gjithashtu dëme janë përcjellur edhe mbi varrezat ortodokse serbe dhe ende jemi duke verifikuar dëmet edhe në fshatra dhe në lagje e pjesë tjera të qytetit” tha Haxhiu.

Haxhiu tha se komuna e Vitisë ka futur në veprim tërë mekanizmin e saj dhe ka angazhuar të gjitha ekipet emergjente ku deri vonë mbrëmë në shoqëri me ta ishteedhe vet kreu i komunës Sokol Haliti./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).