UBT

Dëme të shumta në Kokaj e Sllubicë, brezi kufitar i izoluar nga bota

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Dëmet janë të konsiderueshme dhe është e pamundur që vetëm pushteti lokal ta përballoj koston. Urgjentisht duhet të angazhohet edhe FSK-ja për ta kthyer gjendjen në normalitet thotë imami i këtyre anëve Jusuf Mustafa.

Shiu që ra sot pandërprerë ka shkaktuar telashe dhe dëme të pariparueshme.

dëme tashmë janë evidentuar në fshatin kufitar Kokaj dhe Sllubicë ku gjendja është shumë e rënduar dhe pothuajse të izoluar nga bota.

RCCOLA

“Janë prishur ura e rrugë dhe pothuajse këto dy fshatra janë të izoluara nga bota” shprehet imami Jusuf Mustafa.

Banorët thonë se për ta kthyer situatën në normalitet duhet të angazhohen edhe FSK dhe Ministria e Mbrojtjes sepse nëse pritet vetëm komuna e Gjilanit atëherë atje situata nuk qetësohet me muaj./rajonipress/