Eko Higjiena

“Dembelat”

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Kurteshi – “Kosovarët po bëhen dembela“ kështu shkruan sot gazeta zvicerane më me renome NZZ! Përmbledhja e formimit të “Odës Ekonomike“ Zvicër-Kosovë të titullohet se, kosovarët janë dembela, jo që nuk do të investojë as një zvicëran, që ka lexuar këtë artikull në mëngjesin e sotëm, por as vet diaspora, që ka rrënjët në atë vend të „dembelave“. As një diktator, as regjim nuk e ka quajtur popullin e vet dembel. Këtë nuk e ka thënë as ndonjë gazetarë i NZZ, por këto fjalë të shëmtuara „Kosovarët po bëhen dembela“ i ka thënë vet Ministri i Ekonomisë z.Valdrim Lluka, këtu në Zürich; në intervistën që i paska dhënë NZZ (shiko artikullin më poshtë në NZZ).

Arsyeja e Ministrit pse kosovarët bëhen dembela janë remitencat e diasporës kosovare! Remitencat, që e mbajtën dhe po e mbajnë gjallë popullin. Ta quan rininë e dritur, të mençur e të zellshme kosovare dembel, që me qindra e mijëra ikin drejt Evropës pikërisht për të kërkuar punë dhe perspektivë; pasi që në Kosovë është fundosur thellë ekonomia, është çmenduri. Mu tash kur dihet se papunësia e personave prej 15 deri 24 vjeçar është mbi 55%, për shkak të atyre që nuk duan e nuk dinë ta zhvillojnë vendin, dhe kërkojnë fajtorë për dështimet jashtë vendit, momentalisht e fajësojnë diasporën. Ta quan një popull dembel për shkak të remitencave është njëjtë sikur të quhen të gjithë ata që nuk mund të gjejnë punë dhe ata që marrin ndihma sociale dembela, sepse marrin ndihma sociale. Është e mundur që aty, këtu ka raste ku ky fenomen i remitencave pasivizon ndonjë person, por të thuash se të gjithë po bëhen dembela dhe se, fajtorë është diaspora, është e njëjtë me Valon gazetarin që tha se diaspora janë të palarë, primitiva dhe analfabetë. Ministri në artikullin e më poshtëm është ankuar edhe pse diaspora nuk po investon në zhvillimin ekonomik, por vetëm në konsum. Kësaj pyetje do të mund t`i përgjigjej edhe një fëmijë parashkollorë, se në Kosovë çmimi i një litre qumësht (tetrapak) kushton njëjtë si në Zvicër 1 Euro.

Ndërsa ai i benzinës është 1.13/ Litër që i afrohet atijë të Zvicrës me 1.19.- Euro për një litër. Në Kosovë paga mesatare 400.- euro, në Zvicër 4200.- euro. Në gjermani kushton një litër qumësht rretë 0.65 cent/litër. Pyetja duhet të shtrohet kush qëndron pas atyre pompave milionëshe të benzinën, që në disa qytete nuk janë më larg se 100 metra njëra prej tjetrës? Kush i ndërtoi ata hipermarketa dhe i mbushi me mallra të markave luksoze dhe kush mund ti blen ato produkte në vendin më të varfër në Evropë, me pagën mesatare 400 euro, dhe me papunësi të rinisë me mbi 55%. Kush qëndron pas ndërtimeve të larta milionëshe, me plan e pa plan, me leje e pa leje në vendin më të varfër në Evropë?

Fundamenti

Remitencat vjetore prej 1 miliard e 800-dë milion, do të thotë rretë 78.- euro për kokë banori në muaj, ose 272.- euro rrjedhin prej një mërgimtari në Kosovë, dhe pse këto të holla investohen në konsum, sepse jeta në Kosovë është e shtrenjtë. Si mund të mbijetojë një pensionist me 75.- euro në muaj, një prind i një mërgimtari, kur vetëm për shëndet (Ilaqe) ndoshta nuk i dalin për një muaj ato të ardhura. Po mos të kujdesej diaspora për të afërt e tyre për, prindërit e tyre në shërbime mjekësore, pak do të ishin gjallë nga ata prindër pas pensionimit me 75.- euro në muaj! Si të mbijetojë një rast social me 4-5 anëtarë me të ardhura prej 84.- euro në muaj, po mos të ishin remitencat e diasporës. As nuk mund të thuhet se një familje 4-5 anëtarësh me 2-3 fëmijë në shkolla apo studime, që merr të ardhura mesatarisht 400.- euro, se ajo do të dembelohet nëse merr ndonjë euro ( 100.- apo 200.- euro) nga ndonjë i afërt i diasporës. Diaspora detyrohet të intervenojë në të gjitha lëmit ku ka dështuar shteti (pra gati në të gjitha), edhe në shëndetësi i duhet ti mbajë gjallë pacientët që nuk ju ofrohen ilaçe.

Diaspora detyrohet ti dërgojë pacientët jasht shtetit për operacione që nuk paguhen apo nuk mund të ofrohen shërbime mjekësore në QKUQ, apo teknika operacioni nga akademikët e mëdhenj. Të thuhet se diaspora që i sjell deviza prej 1 miliard e 800 milion euro si turiste gjatë pushimeve verore vendit, dhe se kështu po e bën dembel popullin, i bien njëjtë sikur të thuhet se turistat që bien miliardat në Zvicër po e dembelojnë popullin zvicëran. Zhvillimi ekonomik i vendit nuk guxon kurrsesi të lidhet me remitencat e diasporës, por me krijimin e kushteve për investitorë. Dy dekada pas lufte shumë vende kanë kërkuar fuqi punëtore jashtë kufinjëve të tyre, si për shembull Gjermania. Edhe shtete të tjera si Korea e Jugut, Irlanda u zhvilluan brenda një gjenerate 2 dekadave, prej vendeve më të varfra në botë në ato më të pasurat. Tragjedia kosovare është se, dy dekadave pas luftës, shumica e popullit duan të ikin. Kush është fajtorë për rezultatin më të dobët në arsimin kosovarë, që sipas rezultatit PISA jemi në vendin 71 pre 73-ve, apo ndoshta edhe për këtë janë remitencat fajtorë apo vallë edhe fëmijët i ka kap./rajonipress/