Hidromorava

Demarkacionin nuk e përcaktoi Ahtisaari

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikon që Kosova t’i japë mijëra hektarë tokë Malit të Zi, por kufirin e sheh si çështje normale ndërmjet dy vendeve. Kështu deklaron në intervistën dhënë “Zërit” ish-presidenti i parë i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili e konsideron gabim trashanik që fati i kufirit t’i lihet në duar Podgoricës. Ai shpreh skepticizëm se LDK-ja mund të dalë si partia e tretë në zgjedhjet e ardhshme.

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për Shënjimin e Kufirit nuk ka qenë derivat i Pakos së Ahtisaarit. Pakoja e Ahtisaarit e ka shumë të qartë Kushtetutën e 74-s dhe gjendjen në Kosovë deri më 1988. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive presidenti i parë i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu.

UBT

Duke folur rreth Marrëveshjes së Demarkacionit, Sejdiu ka thënë se është normale që të kesh, të ruash dhe të zhvillosh marrëdhënie të mira me fqinjët, por kjo nuk do të thotë se duhet të dhurosh parcela të tëra të tokës. Në këtë drejtim ai ka thënë se ka qenë tërësisht e papranueshme që drafti i marrëveshjes i është lënë të hartohet nga Mali i Zi.

Madje presidenti Sejdiu ka zbuluar se edhe në takimet që ka pasur me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç së fundmi, asnjëherë nuk ka qenë temë demarkacioni pasi që është konsideruar si një çështje normale./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.