UBT

Demarkacioni ua nxjerr të palarat oligarkëve të politikës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Mënyra sesi u tërhoq Qeveria e Kosovës në mënyrë taktike nga insistimi i mëhershëm për procedimin e shpejtë të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, dhe hapja e rrugës për një ballafaqim të fakteve, siç po thuhet tani nga Qeveria, në pritje të të ashtuquajturit debat tepër i vonuar, nga analistët politikë po shihet si blerje e kohës dhe presion individual mbi deputetët e pozitës dhe pazareve me opozitën e përçarë. Qeveria kësisoj synon të realizojë qëllimin e vet të sigurimit të votave të mjaftueshme për kalimin e kësaj marrëveshjeje jo vetëm kontroverse, por edhe të dëmshme për vendin.

Sipas analistëve, vetë debati i iniciuar nga prof. Bulliqi, deputet i LDK-së, dhe një grup deputetësh të tjerë, tani vjen shumë i vonuar dhe më shumë do t’i shërbejë qëllimit të Qeverisë sesa krijimit të hapësirës dhe zbardhjes së fakteve, që arsyetojnë nevojën e rishikimit të kësaj marrëveshjeje.

Analisti Arsim Haziri e konsideron çështjen e debatit të iniciuar nga deputeti Bulliqi të vonuar. “Krijimi i perceptimit se Qeveria aktuale respekton mendimin, argumentet dhe faktet reale në këtë çështje konsideroj se nuk prezanton gatishmëri të vërtetë, dhe aspak në nevojën e qytetarëve, tek të cilët kolektivisht ka hedhur konfuzion të skajshëm lidhur me këtë problem”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Debati i vonuar

Sipas Hazirit, Qeveria nuk mund të jetë racionale dhe në përputhshmëri me gjykimin qytetar, kur dihet se ka kaluar gjithë këta muaj, gati një vit, duke injoruar e kontestuar shqetësimin e masës së qytetarëve dhe çdo argumentim tjetër kundër, qoftë si reagim grupor apo edhe si ekspert individual. “Tani konsideroj se organizimi i debatit është një shenjë e pamundësisë së procedimit të rregullt të çështjes së Demarkacionit. Përmes blerjes shtesë të kohës, Qeveria po tenton të përkthejë konfuzitetin dhe hamendjen e saj në një nivel më të mirë, situatë më të përshtatshme për të kaluar në një procedurë të shpejtë të votimit në Kuvend, sepse edhe debati vështirë se do të prodhojë ndonjë rezultat tjetër për të hedhur dritë mbi atë se çfarë kanë bërë ata”, u shpreh më tej ai. “Me këtë skenar besoj se edhe përshpejtimi dhe ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, shumë shpejt do të jetë një punë e kryer, pasi kanë fuqinë parlamentare për ta bërë valide edhe një marrëveshje kontroverse”, tha politologu Arsim Haziri./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.