Fundamenti

Demarkacioni, sigurohen numrat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partnerët e koalicionit qeverisës thonë se i kanë siguruar numrat e nevojshëm për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tyre, Lista Serbe do të votojë pro, përderisa seanca do të mbahet sot ose nesër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Marrëveshja e Demarkacionit pritet që këtë javë të marrë përfundimisht epilog. E nënshkruar para gati tre vjetësh (26 gusht 2015), Marrëveshja për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi pritet të dalë për votim sot ose nesër.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e gazetës “Zëri” brenda koalicionit qeverisës, të cilat kanë thënë se Demarkacioni do të përmbyllet sigurt këtë javë.

LEXO EDHE: Apostolova: Rezultatet e dobëta në arsim, rezultat i politikës

FIDANISHTJA

“Demarkacioni do të përmbyllet. Qeveria dhe Parlamenti janë duke përshpejtuar me parapërgatitjet për seancën, që do të mbahet të martën ose të mërkurën”, ka thënë dje një burim i gazetës “Zëri”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, para pak ditësh pati thënë që ka edhe deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” që do ta mbështesin Demarkacionin, mirëpo gazeta ka marrë vesh se Demarkacioni pritet të kalojë vetëm me votat e Listës Serbe, por jo edhe të atyre të LVV-së.

Nga ana tjetër, edhe nga Kryesia e Kuvendit kanë thënë se do ta thërrasin vazhdimin e seancës posa ta shohin se janë siguruar numrat e nevojshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.