RCCOLA

Demarkacioni pezull

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas opozitarëve, qytetarët janë të vetëdijshëm se këta qeveritarë janë gati të falin tokë në këmbim të ruajtjes së pushtetit të tyre, por një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Trafikimi i marrëveshjes nuk kalon pa pasoja

UBT

Pozicionimi i ngurtë dhe krejtë- sisht i pandryshueshëm mes pozitës dhe opozitës, sa i takon çështjes së Demarkacionit, po e zbeh pritjen për takimin e liderëve që të arrihet një konsensus politik për tejkalimin e situatës. Qeveria dhe kryeministri Mustafa po insistojnë në pozicionin e tyre se gjithçka është në rregull me Marrëveshjen e Demarkacionit, dhe se e njëjta duhet të ratifikohet pa asnjë ndryshim, derisa opozita e ka kushtëzuar takimin.

Deputetja Teuta Haxhiu tha se që nga bërja publike e ftesës nga ana e kryeministrit, për takim me liderët e partive të tjera politike në opozitë, por pa sinjale që kryeministri është gati të reflektojë në kërkesën e qytetarëve që kundërshtojnë këtë version të Demarkacionit, është parë si një lojë ë pandershme e kreut të Qeverisë në raport me të gjithë ata që janë të bindur se Demarkacioni është në dëm të Kosovës. “Nëse ai provon ta bëjë këtë, le ta dijë se ai po provon që të nxitë dhe ta provokojë situatën në funksion të destabilizimit të vendit”, tha Haxhiu për “Kosova Sot”