Demarkacioni përçan koalicionin

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi përkrahet vetëm nga partneri i madh i koalicionit qeverisës, por jo edhe nga partia e kryeministrit Haradinaj dhe nga Nisma për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi bashkë me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit qe disa ditë po qëndron në “sirtarët” e Kuvendit.

Ende nuk është vendosur se kur do të jetë në rend të ditës votimi i kësaj marrëveshjeje, në mungesë të 80 votave të nevojshme të deputetëve për ta miratuar të njëjtën.

Marrëveshjen për Demarkacionin aktualisht e përkrahin deputetët e PDK-së, sipas deklaratave të shefit të saj Kadri Veseli, si dhe shumica e deputetëve të LDK-së, përderisa e njëjta kundërshtohet nga partia e kryeministrit Haradinaj (AAK), nga lëvizja “Vetëvendosje”, si dhe Nisma për Kosovën me arsyetimin se humben mijëra hektarë tokë, të cilat i merr Mali i Zi.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se tashmë u mbetet deputetëve të Kuvendit të Kosovës të vendosin për këtë çështje.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).