FITORJA

Demarkacioni nxit tensione të reja

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Qeveria ka mbetur e vetmuar në pozicionin e saj këmbëngulës për ratifikimin e Demarkacionit, ndërsa disa herë është argumentuar se Republika e Kosovës humb mijëra hektarë të territorit, nëse e miraton Kuvendi një marrëveshje të tillë.

Kufiri me Malin e Zi, mollë sherri në politikën kosovare

Marrëveshja e gushtit të vitit të kaluar, e papranueshme për një spektër të gjerë politik, intelektual e shkencor

Qeveria ka mbetur e vetmuar në pozicionin e saj këmbëngulës për ratifikimin e Demarkacionit, ndërsa disa herë është argumentuar se Republika e Kosovës humb mijëra hektarë të territorit, nëse e miraton Kuvendi një marrëveshje të tillë.

Përderisa kanë mbetur vetëm edhe pak ditë, në pritje të ballafaqimit në një tryezë të përbashkët të Komisionit qeveritar për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, ekspertëve të kësaj fushe dhe përfaqësuesve politikë të pozitës dhe opozitës, forcat politike të ndara në dysh kundër dhe pro kësaj marrëveshjeje, po bëjnë fushata të ndryshme në interesin e tyre pro dhe kundër votimit të Demarkacionit nga deputetët e Kuvendit.

GRANDEMALL

Qeveria po e mbron me çdo kusht versionin e tanishëm të Demarkacionit që po e kundërshton opozita, si të vetmin version, që duhet të miratohet nga Kuvend, ndërsa kundërshtimi opozitar ndaj një qëndrimi të tillë po vazhdon të shtohet, duke paralajmëruar edhe protesta të reja kundër kësaj përpjekjeje të partnerëve të koalicionit për kontrabandim të kësaj marrëveshjeje me fuqinë e numrave që kanë në Kuvend. Mbajtja e debatit të paralajmëruar për 3 gusht shihet një takim i kotë mes pozitës dhe opozitës. Subjektet politike në opozitë dhe analistët këtë rikthim të temës së Demarkacionit në Kuvend, po e shohin si një provokim të ri të Qeverisë për tensionimin e situatës, ngase tensionet e reja doemos vijnë përmes thirrjes së protestave kundër Demarkacionit. “Nëse nuk kalon në Kuvend Demarkacioni kështu si është propozuar, do të fitojë drejtësia, do të rritet stabiliteti në rajon, do të ruhen marrëdhëniet e mira fqinjësore me Malin e Zi, nuk do të humbë territor Kosova, udhëheqësit e Kosovës do ta kuptojnë më në fund se ata nuk munden as nuk bën të pajtohen ose heqin dorë, në asnjë rrethanë nga territori, por edhe interesat dhe të drejtat e tjera të vendit që e përfaqësojnë. Pasojat për Qeverinë, e cila është përgjegjëse për këtë lëshim të madh, me siguri do të jenë më të vogla sesa që e meriton një Qeveri e papërgjegjshme, si që është kjo e jona”, tha për “Kosova Sot” deputeti Ismail Kurteshi, nga ‘VETËVENDOSJE!.

Rrëshqitja e kryeministrit

Kurteshi thotë se megjithatë debatin që do të organizohet me tre gusht nuk e sheh si një moment përafrimi ose kompromisi të dy palëve, por si një moment qartësimi, ku e vërteta do të dalë në shesh, bazuar në fakte, sepse aty do të ketë ballafaqim faktesh në mes të ekspertëve të mirëfilltë dhe “Ekspertëve të Qeverisë”, që janë pajtuar të falin tokë. “Pse po ngulin këmbë Isa dhe Hashimi, që Demarkacioni të ratifikohet kështu si e kanë nënshkruar ata dhe Meha, shpresoj se së paku ata e dinë. Por, jam i bindur se janë të vetëdijshëm që e dinë se e kanë gabim, dhe se Demarkacioni nuk do të kalojë kështu si është propozuar nga Qeveria”, tha deputeti Ismail Kurteshi.

Deputeti Zafir Berisha, nga Nisma për Kosovën, e cilëson si një “rrëshqitje ” të madhe edhe të natyrës psikike, që ka kapur kryeministrin Mustafa, nga frika e dështimit të votimit të Demarkacionit edhe nga deputetë të pozitës, prandaj tani ai me çdo kusht po e mbron këtë marrëveshje, pasi që me këtë e mbron edhe pozitën e tij në Qeveri, derisa e kundërta mund ta prishë koalicionin aktual. “Përfundimisht, po shihet që kryeministri Mustafa ka rrëshqitur dhe tani çdo ditë po vazhdon të shpikë edhe nga koka e tij nga një kusht të ri, si arsye që, sipas tij, janë të domosdoshme për ta votuar Demarkacionin. Ai thjesht tani as vetë nuk e ka idenë se çka po thotë. Kosova në realitet vetëm përfiton dhe asgjë nuk humb me mosmiratimin e kësaj marrëveshjeje”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.