ARKATANA

Demarkacioni nxit protesta dhe trazira

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e ka proceduar marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend, edhe pse janë shpalosur fakte se ka gabime serioze, që mund ta dëmtojnë territorialisht Kosovën, nëse deputetët e miratojnë ashtu siç është nënshkruar nga Qeveria ‘Mustafa’.

Kosova dhe Mali i Zi ngecin në vijën kufitare

Opozita akuzon Qeverinë se po krijon huti në vend

Politikanë opozitarë thanë se marrëveshja është e dëmshme

Qeveria e ka proceduar marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend, edhe pse janë shpalosur fakte se ka gabime serioze, që mund ta dëmtojnë territorialisht Kosovën, nëse deputetët e miratojnë ashtu siç është nënshkruar nga Qeveria ‘Mustafa’.

Dërgimi në Kuvend i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi do të mund të përshkallëzojë gjendjen në Kosovë, kanë paralajmëruar zyrtarë të partive politike në opozitë. Pak kohë pasi Qeveria e miratoi projektligjin dhe të njëjtin e nisi në Kuvendin e Kosovës për votim, Lëvizja ‘Vetëvendosje’ organizoi një protestë përpara ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në kundërshtim të marrëveshjes. Organizatorët e protestës qëndruan përpara Kuvendit deri sa u siguruan se projektligji për Demarkacionin nuk do të jetë në rend dite. Nënkryetar i VV-së, Dardan Sejdiu, derisa po mbahej protesta, u tha dhjetëra protestuesve se demarkacioni i kufirit mund të bëhet me një komision, i cili mbron interesat e Republikës së Kosovës”. “Demarkimin edhe mund ta bëjmë, por demarkim i cili është shkencor, që bazohet në interesat e Republikës së Kosovës, bazohet në hartat ligjore e legjitime”, tha Sejdiu.

FITORJA

Situata mund të eskalojë

Protestës së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ nuk iu bashkuan të enjten edhe dy partitë e tjera opozitare që e kanë kundërshtuar me forcë dhe përdorim të gazit lotsjellës marrëveshjen për Demarkacion. Por, zyrtarët e AAK-së në opozitë paralajmëruan kundërshtime edhe më të forta në rast se do të votohet për projektligjin e Qeverisë, të dërguar në Kuvend. Pal Lekaj, nënkryetar i AAK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, tha për REL se me veprimet e saj Qeveria po krijon huti dhe po e thellon krizën politike në vend. “Çdo ratifikim i kësaj marrëveshjeje mendoj që do ta thellojë krizën institucionale politike dhe qytetarët do të revoltohen dhe do të eskalojë situata”, tha Lekaj.

Ai tha se AAK-ja ka besim tek të gjithë deputetët e Kuvendit se nuk do ta votojnë marrëveshjen aktuale për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe për këtë arsye edhe nuk i janë bashkuar protestës. “Nëse ndodh e kundërta, situata do të eskalojë nga vetë qytetarët”, tha Lekaj.

Qeveria e Kosovës mori të enjten në mëngjes vendimin për nisjen në Kuvend të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, vetëm pak orë pasi u përmbyll një debat në tryezën shkencore-profesionale të Kuvendit të Kosovës, me pjesë- marrjen e deputetëve, ekspertëve, Komisionit Shtetëror, udhëheqësve të institucioneve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Tryeza sërish shpërfaqi konfrontimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës, që vazhduan të këmbëngulin në qëndrimet e tyre skajshmërisht të kundërta. Në fund të debatit, ndërkaq, 24 deputetë që kanë kërkuar organizimin e tij, kanë sjellë përfundimet se Komisioni Shtetëror ka bërë disa lëshime gjatë procesit në një segment dhe prandaj kanë kërkuar “rishikimin e sërishëm të procesit, duke kërkuar nga miqtë ndërkombëtarë që të ndërmjetësojnë ndërmjet dy shteteve rreth çështjeve kontestuese”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.