Fundamenti

Demarkacioni, në duart e deputetëve të Dukagjinit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Janë gjithsej katërmbëdhjetë deputetë të koalicionit qeverisës dhe dy të pavarur nga rajoni i Dukagjinit, votat e të cilëve do të jenë përcaktuese nëse do të votohet ose do të hedhet poshtë sot marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Koalicioni qeverisës ka gjithsej 67 deputetë shqiptarë, 11 i ka Lista serbe, gjashtë deputetë janë nga komunitetet joshumicë dhe gjashtë deputetë të tjerë janë pa grupe parlamentare, shkruan “Epoka e re”.

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi mund të ratifikohet me 80 vota të deputetëve.

RCCOLA

Tri partitë opozitare tashmë janë deklaruar se deputetët tyre nuk do ta votojnë këtë marrëveshje.

Të mërkurën PDK-ja dhe LDK-ja janë shprehur unike për ratifikimin e demarkacionit. Edhe faktori ndërkombëtar në Kosovë sërish ka bërë thirrje për debat të qetë dhe pa dhunë. /Telegrafi/