UBT

Demarkacioni në dorë të Vuçiqit!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të mundë të kalojë pa votat e Listës Serbe, e cila kontrollohet direkt nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Koalicioni qeverisës, bashkë me LDK-në, vlerësohet se nuk i ka më shumë se 75 vota, të pamjaftueshme për miratimin e Marrëveshjes. Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se është unike kundër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se seanca për ratifikimin e Demarkacionit pritet të mbahet nesër, koalicioni qeverisës ende nuk i ka të sigurta votat për kalimin e kësaj marrëveshjeje.

Koalicioni qeverisës edhe me votat e LDK-së, pa votat e Listës Serbe, nuk mund ta miratojë Demarkacionin, pasi që llogaritet se nuk i kanë më shumë se 75 vota, pavarësisht 80 votave të nevojshme.

FIDANISHTJA

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tashmë është deklaruar publikisht se nuk do ta mbështesë këtë marrëveshje, ndërsa disa deputetë nga dy partitë e tjera të koalicionit, AAK e Nisma, kanë bërë të ditur se ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë apo jo Projektligjin për Demarkacionin, shkruan tutje “Zëri”.

Derisa LDK-ja tashmë ka pohuar se të gjithë deputetët e saj do ta mbështesin këtë marrëveshje, LVV-ja po vazhdon të qëndrojë e prerë se nuk do ta votojë atë.

Nga ana tjetër, nga Kryesia e Kuvendit kanë thënë se po që se Demarkacioni dështon të ratifikohet edhe për herë të tretë (nesër), atëherë seanca duhet të shtyhet sërish për një ditë tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.