Uji Dea

Demarkacioni mund të mos procedohet këtë javë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pasi dështoi tri herë që të marrë epilog, Marrëveshja e Demarkacionit mund të mos dalë për votim as këtë javë.

Kështu kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” përfaqësues nga Kryesia e Kuvendit, të cilët kanë thënë se kjo marrëveshje mund të mos futet fare në rend dite gjatë kësaj jave.

Duke folur rreth kësaj çështjeje nga Kryesia kanë thënë se kështu do të vazhdohet derisa të sigurohen numrat për ta miratuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Nga ana tjetër, ani pse ende nuk dihet nëse Lista Serbe është bindur apo jo që ta votojë këtë marrëveshje, AAK-ja e LDK-ja po vazhdojnë të mos pajtohen sa i përket marrëveshjes së arritur mes tyre dhe dy partive të tjera të koalicionit (PDK-ja e Nisma).

Mobi Casa

Përderisa nga AAK-ja po këmbëngulin se marrëveshja është ndryshuar dhe si e tillë nuk do të pranohet, nga LDK-ja, duke u shprehur të vendosur se nuk ka lëvizur asnjë pikë, as presje, paralajmërojnë negociata të reja nëse AAK-ja vazhdon me këtë qasje, shkruan tutje “Zëri”.

Derisa demarkacioni po vazhdon të mos përmbyllet ende, ekspertët e proceseve integruese alarmojnë se Kosovës mund t’i mbyllen tërësisht dyert sa i përket liberalizimit të vizave.

Për shkak të zgjedhjeve në institucionet e BE-së që pritet të mbahen vitin që vjen, ata e cilësojnë të domosdoshëm miratimin e demarkacionit sa më parë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.