FITORJA

Demarkacioni mund ta nxjerrë LDK-në në opozitë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistët politikë dështimin eventual të ratifikimit të Demarkacionit në Kuvendin e Republikës e shohin si një shkas që do të përdoret nga PDK-ja për ta prishur koalicionin dhe për ta çuar vendin shumë shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa ka gjasa që tashmë është bërë marrëveshja për qeverinë e ardhshme.

Dështimi i ratifikimit të marrëveshjes, fundi i koalicionit

Kryeministri do të akuzohet për paaftësi

Analistët politikë dështimin e eventual të ratifikimit të Demarkacionit në Kuvendin e Republikës e shohin si një shkas që do të përdoret nga PDK-ja për ta prishur koalicionin dhe për ta çuar vendin shumë shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa ka gjasa që tashmë është bërë marrëveshja për qeverinë e ardhshme.

ARKATANA

Pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë për ratifikim në Kuvend, partnerët e koalicionit akoma nuk janë të sigurt nëse do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje, e cila ka tensionuar tej mase gjendjen politike, madje edhe të sigurisë në vend.

Krijimi i kësaj situate të paqartë dhe rrezikut të dështimit të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, nga analistët politikë lidhet ngushtë edhe me fatin e koalicionit qeverisës, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, derisa përfaqësues të subjekteve politike në këtë koalicion theksojnë se stabiliteti duhet të ruhet, sepse nuk është në interes të vendit që në prag të vendimit për liberalizimin e vizave të krijohen kriza të tilla të paqëndrueshmërisë politike dhe institucionale në vend.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se nuk mund të ketë ndonjë parashikim paraprak rreth fatit të marrëveshjes për demarkacionit, kurse sa i takon rrezikut nga shkuara në zgjedhje të reja, që mundë t’i shpallë njëanshëm PDK-ja, nga inati i dështimit eventual të demarkacionit, Salihaj thotë se ai vendim nuk mund të merret në asnjë mënyrë pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar. “Është vështirë ta parashikojmë se çfarë do të ndodhë nëse nuk aprovohet marrëveshja e demarkacionit, por gjithsesi do të jetë një situatë tepër e vështirë”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.