ARKATANA

Demarkacioni, krizë njëvjeçare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova qe një vit është zhytur në krizë të thellë politike, pasi që ka nënshkruar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës e fajësojnë Qeverinë për këtë krizë, duke thënë se ekzekutivi i vendit nuk i respektoi vendimet e Kuvendit.

Më 26 gusht bëhet një vit prej se Kosova është futur në një krizë të thellë politike për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Subjektet opozitare patën deklaruar se me këtë Marrëveshje Kosova i humb rreth 8200 hektarë tokë, prandaj filluan protestat në rrugë dhe në Kuvend. Tani opozitarët dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës thonë se kriza është shkaktuar nga arroganca e Qeverisë, madje, sipas tyre, ekzekutivi i vendit ka mbajtur të fshehta disa dokumente për procesin e demarkacionit dhe nuk i ka marrë parasysh vendimet e Kuvendit, shkruan ‘Zeri’.

Uji Dea

Kështu ata thonë se Qeveria ka manipuluar me Kuvendin në vitin 2015 duke lejuar të nxjerrë një rezolutë me 25 qershor, me të cilën kërkohej të mos nënshkruhet Marrëveshja pa u sjellë në Kuvend materialet për demarkacionin, ndërsa dy javë më herët (më 10 qershor 2015) në mënyrë “sekrete” Komisioni për Demarkacionin e kishte nënshkruar Marrëveshjen./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.