Mobi Casa

Demarkacioni kalon kufijtë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për të dytën herë në këtë javë ka dështuar seanca në të cilën pritej të votohej Marrëveshja e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Partitë politike nuk po arrijnë konsensus rreth formulimit të Ligjit për Ratifikimin e Demarkacionit. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkojë heqjen e raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit nga Pakoja e Demarkacionit, por kjo kërkesë po kundërshtohet edhe më tutje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila thotë se vota e kësaj partie pro Demarkacionit shkon vetëm nëse përfshihet ai raport.

Eco Higjiena

Madje kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se deputetëve të LDK-së duhet t’ju vijë turp, pasi po e kundërshtojnë raportin i cili ia kthen Kosovës tokën e humbur me Marrëveshjen e Vjenës.

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-ja dhe Nisma, u shprehën të gatshëm që të votojnë këtë marrëveshje.
Në anën tjetër, lëvizja “Vetëvendosje” vazhdon t’i mbrojë qëndrimet e saj se nuk do ta votojë marrëveshjen aktuale të Demarkacionit, për shkak se Kosova humb territor me këtë marrëveshje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.