Fundamenti

Demarkacioni kaloi, korrigjimi ende s’ka nisur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për më shumë se një muaj pas miratimit të Demarkacionit në Kuvend Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë hapa për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ndonëse një gjë e tillë ishte premtuar. Zyrtarë të ekzekutivit thonë për “Zërin” se së shpejti do ta nisë punën Task Forca e përbashkët për kufirin, pjesë e së cilës do të jetë ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas më shumë se një muaji prejse është ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi (21 mars) Qeveria e Kosovës ende nuk ka nisur punën për rishikimin (korrigjimin) e Marrëveshjes së Vjenës, ndonëse premtojnë se një gjë të tillë do ta bëjnë shumë shpejt.

Zyrtarët e ekzekutivit të vendit kanë njoftuar për “Zërin” se tashmë janë duke i bërë përgatitjet për krijimin e një Task Force të përbashkët mes të dyja vendeve për të nisur punën e korrigjimit të Marrëveshjes për pikat kontestuese.

Me këtë rast nga Qeveria kanë thënë se Komisioni Shtetëror, i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi, do të jetë ai i cili do të marrë pjesë në rishikimin e Marrëveshjes së 2015-ës.

Fundamenti

Edhe Bulliqi ka pohuar për gazetën “Zëri” se aktualisht janë duke zhvilluar takime të rregullta me Qeverinë e Kosovës sa i përket kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, përderisa nga LDK-ja kanë konsideruar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë vlerësuar se paralajmërimi i Qeverisë për rishikim tregon qartazi se marrëveshja në fjalë është e dëmshme.

Ndërkaq njohësit e çështjeve politike janë shprehur të vendosur se korrigjimi i Marrëveshjes është i pamundshëm të realizohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.