GRANDEMALL

Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit, e arritur mes Mali Zi dhe Kosovës, pritet që së shpejti të shkojë në Kuvend për t’u votuar si e tillë.

Kryeministri Haradinaj javë më parë kërkoi nga deputetët të votojnë atë.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj shpjegon se si do të votohet në Kuvend, vetëm marrëveshja e arritur, apo edhe raporti i Komisionit të ri.

“Marrëveshja është nënshkruar në mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe si e tillë do të shkojë në Kuvend, do të shohim se si do të votohet në Parlament”, tha ajo

Kadrijaj thotë se javën e ardhshme pritet të dërgohet në Komision për t’u analizuar dhe më pas të procedohet në kuvend.

Mobi Casa

Ndërsa anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti thotë se Komisioni i ri nuk ka dërguar asgjë të re në raport.

“Ky komision nuk ka mandat për marrëveshje të re. E ka marr mandatin për ta shikuar punën e komisionit paraprak. Për mendimin tim është gabim, sepse ai ka qenë komision shtetëror. Ka qenë një komision i cili ka përgatit një marrëveshje, po ashtu ka qenë një komision tjetër ndërkombëtar që e ka aprovu punën e atij komisioni”, tha Pajaziti.

“Ne si PDK e kemi pasur një qëndrim në lidhje me këtë dhe nuk e kemi ndryshuar. Është përgjegjësi e kryeministrit dhe e gjithë spektrit politik që ta analizoj gjithë situatën dhe të veproj në përputhje me interesin qytetar”, tha ai.

Në mandatin e kaluar qeverisës, që ishte i përbërë nga PDK, Lista Serbe dhe LDK, marrëveshja e demarkacionit as që u nxor në votim për shkak se opozita, pjesë e së cilës ishte vet Ramush Haradinaj, patën përdorur edhe gazin lotsjellës për ta penguar atë. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.