Fundamenti

Demarkacioni dhe ushtria mund ta çojnë vendin në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

PDK-ja tashmë është duke ia hedhur përsipër LDK-së të gjitha dështimet kryesore, duke përfshirë këtu edhe mosarritjen për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacion. Nga ana tjetër, përfaqësues të të dyja subjekteve në koalicion, PDK e LDK, nuk përjashtojnë mundësinë për zgjedhje të parakohshme.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe nisma për krijimin e ushtrisë pa amendamentim kushtetues dhe pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare janë dy çështje të cilat mund të bëhen shkaktarët kryesorë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Mobi Casa

Kështu së paku kanë vlerësuar politologët në Kosovë, të cilët pos kësaj kanë konsideruar se PDK-ja tashmë është duke ia hedhur përsipër LDK-së të gjitha dështimet kryesore, duke përfshirë këtu edhe mosarritjen për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin.

Nga ana tjetër, përfaqësues të të dyja subjekteve në koalicion, PDK-së e LDK-së, nuk përjashtojnë mundësinë për zgjedhje të parakohshme sado që sipas tyre këto çështje nuk paraqesin arsyen për të shkuar drejt zgjedhjeve. Por për dallim prej PDK-së, nismën e presidentit Thaçi për ta krijuar ushtrinë edhe pa vullnetin e ndërkombëtarëve LDK-ja e konsideron si veprim për “teka personale”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.