ARKATANA

Demarkacioni dhe gazi, javën tjetër në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi pritet të shkojë në Kuvend javën tjetër. Derisa Qeveria shpreson në një konsensus politik rreth kësaj marrëveshjeje, opozita ka paralajmëruar kundërshtimin e saj duke mos përjashtuar as gjuajtjen e gazit lotsjellës.

Javën tjetër në Kuvendin e Kosovës pritet të rikthehet për votim Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi. E bashkë me të edhe gazi lotsjellës. Të paktën kështu kanë paralajmëruar dy taborët politikë, pozita dhe opozita.

Në Qeveri thonë se kjo Marrëveshje do të kalojë dhe duhet të kalojë, qoftë edhe me një konsensus politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

GRANDEMALL

Ndërsa duke u thirrur në po të mirën e qytetarëve të vendit, edhe opozita thotë se do ta kundërshtojë fuqimisht kalimin e saj, duke mos kursyer as gazin lotsjellës. Madje, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka garantuar qytetarët se kjo Marrëveshje nuk do të kalojë. “Të gjithë njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi i garantojmë se kjo marrëveshje nuk do të bëhet”, ka thënë Lekaj.

E, një konsensus të paktën minimal politik rreth Demarkacionit e kanë përkrahur edhe analistët politikë. Megjithatë, ata kanë shtuar se qëndrimet vazhdojnë të mbesin të njëjta, atëherë marrëveshja të dërgohet në arbitrazhin ndërkombëtar dhe të mos humbet kohë më tutje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.