United Hospital

Demarkacioni, dështimi trevjeçar i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Po bëhen tre vjet prejse Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit. Megjithatë, pavarësisht se kjo marrëveshje tashmë është ratifikuar nga Parlamenti i Malit të Zi, në Kosovë ende vazhdon të mbetet çështje e hapur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Marrëveshja e 26 gushtit 2015 e nënshkruar në Vjenë u bë pikë konfrontimi mes pozitës e opozitës së atëhershme.

Përderisa PDK-ja e LDK-ja, dy partitë që ishin në qeverisje, kërkonin miratimin e saj, lëvizja “Vetëvendosje”, AAK-ja e Nisma kundërshtonin fuqishëm një gjë të tillë. Por, gjithçka ndryshoi kur dy partitë e fundit erdhën në pushtet.

AAK-ja e Nisma tash po kërkojnë të miratohet kjo marrëveshje, mirëpo lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lista Serbe nuk po e mbështesin marrëveshjen në fjalë.

FIDANISHTJA

Si rrjedhojë, koalicioni PAN dështoi tri herë ta ratifikojë këtë marrëveshje brenda një jave të vetme. Njëjtë kishte dështuar edhe Qeveria e kaluar, e cila drejtohej nga ish-kryeministri Isa Mustafa.

LEXO EDHE: Ndërlikimet e Demarkacionit

Qeveria Mustafa para dy vjetësh e kishte tërhequr nga rendi i ditës Marrëveshjen pasi që nuk i kishte numrat për ta votuar.

Megjithatë, pak para se Demarkacioni të bëhej shkas për rrëzimin e Qeverisë Isa Mustafa kishte provuar ta dërgonte sërish për votim këtë marrëveshje, por kishte dështuar, pasi atë kohë ministrat nga PDK-ja nuk patën marrë fare pjesë në mbledhjen e Qeverisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.