UBT

Demarkacioni çon vendin në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nga numrat që aktualisht ka partneri i koalicionit nuk mjaftojnë për ta kaluar këtë marrëveshje. Ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme prej kohësh, pos opozitës, i ka përmendur edhe PDK-ja. Kurse LDK-ja ndonëse vazhdimisht e kishte kundërshtuar një opsion të tillë së fundi nuk ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje, shkruan sot, gazeta Zeri.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila gati i ka mbushur dy vjet prej se është nënshkruar, mund ta çojë vendin në zgjedhje, po që se sërish dështon së ratifikuari.

Nga numrat që aktualisht ka partneri i koalicionit nuk mjaftojnë për ta kaluar këtë marrëveshje. Ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme prej kohësh, pos opozitës, i ka përmendur edhe PDK-ja, partneri kyç i koalicionit qeverisës.

UBT

Kurse LDK-ja ndonëse vazhdimisht e kishte kundërshtuar një opsion të tillë, së fundi nuk ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje.

Kështu edhe kanë potencuar zyrtarë të qeverisë për “Zërin”, të cilët kanë thënë se Demarkacioni nuk do të duhej të bëhej shkas për zgjedhje, porse një gjë e tillë sipas tyre mund të ndodhë po që se koalicioni PDK-LDK merret vesh mes vete.

Nga ana tjetër, opozita tashmë ka marrë iniciativë për rrëzimin e Qeverisë, përfaqësues të së cilës shprehen të bindur se mocioni do të gjejë përkrahje edhe te partitë në pushtet. Në ndërkohë analistët konsiderojnë se zgjedhje të parakohshme do të ketë detyrimisht./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.