Fundamenti

Demanton FER-in

/ 6 minuta lexim

Nga Arton Musliu- Fatkeqësia më e madhe për një shoqëri është kur me politikë merren sahanlëpirësit, diletantët e servilët. Kjo fatkeqësi potencialisht mund të shndërrohet në tragjedi politike për një shoqëri e cila mëton të zhvillohet shëndoshë e me cilësi të dëshiruar. Gjithmonë ka pasur njerëz pa vlera të cilët janë shndërruar në vegla të lira e përçmuese për të tjerët.

Në këtë kontekst gjinden edhe dy apo tre diletant të lodhtë, të cilët manipulohen lehtë sepse nuk kanë identitet politik dhe orientim të qartë për zhvillimin dhe promovimin e vlerave të demokracisë perëndimore.

Kjo në njërën anë. Në anën tjetër është gjithashtu denigruese situata në të cilën perfidët e profiterët politik, si puna e anëtarëve të FER-it, i detyrojnë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, të shndërruar në argat të pseudofigurave të FER-it, të reagojnë në mënyrë të lodhtë dhe fare të pa bazuar.

Reagimi i FER-it shpërfaq më së miri mungesën e profesionalizmit, konceptit politik dhe mbi të gjitha, që është për të ardhur keq, mungesën e dijës së nevojshme për ta bërë një komunikatë për medie. Kjo komunikatë e lodhtë e FER-it ka mangësi të tmerrshme strukturore dhe gjuhësore.

Sidoqoftë ata janë të ri dhe kanë kohë të përmirësohen. Ky reagim merr guxim dhe më flet mua për ideale. Për çfarë ideale bëhet fjalë? Kush i mbron këto ideale? FER-i? Mua më vjen keq por jam i detyruar ta them. Bujku i FER-it është anti UÇK. Servilët e tij dikur kanë votuar për PDK-në.

Ndërkaq anëtari i FER-it për shumë vite ka qenë në LDK. Ku është ai ideal? Ky reagim është reagim sa për reagim sepse është bosh. Është i paargumentuar dhe pa asnjë fakt. Nuk është për tu çuditur sepse kjo është edhe fytyra e vërtetë e FER-it. Një politikë pragmatiste, oportuniste dhe e çmendur pas pushtetit e autoritetit. Mirëpo ky reagim është i nënshkruar nga Nijazi Isaku.

Në këtë reagim ndër të tjera thuhet se pushteti po i shkakton dëme shtetit të Kosovës. Ironia më e madhe është se ky njeri në zgjedhjet e fundit lokale, atëherë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! po agjitonte për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve, ka marrë pjesë aktive dhe ka votuar për kryetarin aktual të Vitisë.

Mobi Casa

Dhe tash pa fije turpi ky reagim i nënshkruar prej tij na flet për ideale. Ky është ideal?! Jo. Kjo është dyfytyrësi. Kjo është pafytyrësi. Stërkeqe patologjike. Për më tepër ky njeri, i cili ka kërkuar punime seminarike për fakultet nga të tjerët, ka qenë i dorëhequr për afër 1 viti nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Ka qenë Arton Musliu ai i cili i ka mundësuar atij hyrjen në kryesi.

Ky far reagimi diletant, sepse shkruesi i tij është diletant, më tej thotë se stereotipi i FER-it është legjitim. Me të vërtetë më vjen keq për nivelin e ulët logjik e intelektual të këtij shkruesi fillestarë. Nuk jeni në gjendje të dalloni legalitetin prej legjitimitetit. Kjo është marre për ju. Më tej në këtë reagim thuhet se kinse unë paskam ambicie karrieriste.

E them me përgjegjësi të plotë se po të kisha këso ambicie unë kurrë nuk do të dorëhiqesha nga LVV. Por në këtë jetë ka parime dhe vlera të cilat nuk duhet margjinalizuar assesi. Dinjiteti njerëzor është një vlerë të cilën duhet ruajtur gjithsesi. Ky dinjitet humb në substancë në momentin që askushi donë të bëhet dikushi. Unë asnjëherë nuk e kam kritikuar konceptin politik të VV-së.

Ama këtë koncept duhet ta zhvilloj dikush. Për këtë duhet pasur guxim qytetarë, qëndrim konsekuent dhe moral politik. FER- i dhe servilët e tij të pakët në strukturat e VV-së në Viti nuk i kanë këto cilësi. Ata të cilët kanë vlera nuk avancohen. E kam thënë, po e përsërisë. Përgjatë këtyre 1 viti e gjysmë nuk mund ta gjeni asnjë kontribut të FER-it i cili ka uzurpua hapësirat e VETËVENDOSJE!- s në Viti, në drejtim të dekonstruktimit dhe shpërfaqjes së shkeljeve ligjore të Komunës së Vitisë.
Gjejeni vetëm një të tillë unë ju kërkoj falje. Por ideja është tjetër kund. Ka diçka që nuk blihet dot me të holla. Ai është autoriteti. Fermeri i lakrave mund t`i blej disa aktivist me nga 10 euro , por nuk mund ta blej autoritetin dot.

Si nuk ju vjen turp të flisni për legjitimitet kur ky njeri pa kontribut për Kosovën, ka marrë 23 vota në vendlindjen e tij. Legjitimitet se jo mahi. Për fund dua të theksoj se në Kryesinë e Qendrës së VV-së në Viti ka anëtarë të devotshëm të konceptit politik të VV-së për të cilët kam respekt.

Njëjtë mendoj edhe për aktivistët e anëtarët e VV-së të cilët i falënderoj për mbështetjen e fuqishme. E ardhmja e afërt do të ndryshoj shumëçka. Sepse politika është vlerë shoqërore e cila duhet të mirëpërdoret për avancimin e interesave të shoqërisë së gjerë.

Në këtë kontekst njerëzit e qëllimit të mirë dhe njerëzit me vlera demokratike do të bëhen bashkë shumë shpejt. Ndërsa njerëzve me mentalitet prej profiteri politik shoqëria me siguri se do të ia tregoj vendin e merituar. Aty te numri 23 dhe 400. Për fund ju bëj thirrje të gjithë atyre që duan të konfrontohen me qëndrimet e mija, tashmë të shprehura, që mos të fshihen pas organeve e subjekteve. Ju inkurajoj gjithsesi.