Uji Dea

Demanton familja Sadiku: Nuk jemi duke pritur ftesën e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas lajmit të publikuar në televizionin ‘Super Sport’ të Shqipërisë, se Loret Sadiku ka refuzuar edhe një herë Kombëtaren e Suedisë dhe se po e pret një ftesë nga Shqipërisë, ka reaguar familja e lojtarit.

Është pikërisht babai i tij, Fahriu, të cilin e citoi mediumi shqiptar, që ka demantuar lajmin.
“Duke pas parasysh spekulimet e shumta që janë bërë kohëve të fundit në emër të Loret Sadikut, jemi të detyruar që të japim edhe reagimin tonë zyrtarë për publikun, lidhur me raportimin e ditës së sotme nga Kompania Mediale Supersport, kinse i ati i Loretit, Fahriu paska deklaruar se Loreti pret ftesën nga reprezentacioni i Shqipërisë. Prandaj këtë raportim ne e demantojmë fuqishëm.

UBT

Në asnjë rast, i ati i Loretit, Fahriu nuk ka thënë se Loreti është në pritje të një ftese nga reprezentacioni i Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në reagimin dërguar mediave.

“Gjatë tërë kësaj periudhe, Loreti ka pasur ftesa edhe nga reprezentacioni i Suedisë, por ai është fuqishëm i vendosur për të përfaqësuar shtetin e tij, Kosovën dhe ky fakt nuk ndryshon. Prandaj në fund të këtij publikimi, kërkojmë edhe një herë nga mediat që shërbejnë për qarqe të caktuara që të mos spekulojnë me emrin tonë dhe me një çështje të tillë”, thuhet në fund të reagimit.
Loreti është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe Mersinit të Turqisë. (Tribuna)