RCCOLA

Demaçi: Shqiptarët nën Jugosllavinë e Re, kur qarri të bëjë dardha

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për Adem Demaçin, Jugosllavia që nga vitet 1945 e deri me 1990, për shqiptarët ka qenë njëra ndër regjimet shtypëse dhe me të egra. “Neve nuk na intereson çfarë plane bëjnë të huajt, të tjerët. Ata kanë planet e veta, ne tonat. Puna e Jugosllavisë njëherë e përgjithmonë ka mbaruar dhe ne shqiptarët kemi derdhur gjak e më vonë kemi festuar që kemi dalë nga ajo.

“Ribërja” e Jugosllavisë së Re, për të cilën “Zëri”, shkroi e para, duke paraqitur planin “Ballkanit Perëndimorë” të njohur si G6, çdo ditë e më shumë po merr hapësirë në agjencitë e ndryshme të lajmeve, dhe në opinionet e figurave të ndryshme të rëndësishme.

I fundit që ka folur për këtë temë është veprimtari i shquar, Adem Demaçi.

Ai nuk është i shqetësuar me iniciativën e Malit të Zi për planin e quajtur West Balkan Six – G6 apo e “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor “ pjesë e së cilës do të jenë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës gjoja “synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian”.

Për Adem Demaçin, Jugosllavia që nga vitet 1945 e deri me 1990, për shqiptarët ka qenë njëra ndër regjimet shtypëse dhe me të egra.

Eco Higjiena

“Neve nuk na intereson çfarë plane bëjnë të huajt, të tjerët. Ata kanë planet e veta, ne tonat. Puna e Jugosllavisë njëherë e përgjithmonë ka mbaruar dhe ne shqiptarët kemi derdhur gjak e më vonë kemi festuar që kemi dalë nga ajo.

Madje jo vetëm shqiptarët, por edhe të tjerët kanë festuar që ishin viktimë e krimeve, masakrave persekutimeve, burgosjeve në atë “Jugosllavi” dhe mezi kanë pritur të dalin nga ajo. Për zhdukjen e asaj “Jugosllavie” nuk kishin punuar vetëm shqiptarët, por edhe komuniteti ndërkombëtarë, sepse ai shtet me gjitha ato të zeza prishte edhe imazhin e Evropës”, ka thënë Adem Demaçi.

Më tutje ai ka shtuar se nëse shtetet sllave dëshirojnë që ta ri-jetësojnë këtë planë atëherë le ta bëjnë të vetme pasi që shqiptarët nuk e kanë ndërmend të futen përsëri aty.

“Ne nuk jemi sllav, kush të dojë le të shkoj me at farë Jugosllavie. Ne shqiptarët hyjmë në at Jugosllavi, vetëm atëherë kur qarri do të bëjë dardha”, ka shtuar Demaçi. Pikërisht nën regjimin e asaj Jugosllavie, Adem Demaçi kishte vuajtur 28 vjet në burg. /preshevajone/