RCCOLA

Demaçi: Qosja e Mustafa s’ka qenë dashtë me hy laknave

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Polemika e zhvilluar ndërmjet akademikut Rexhep Qosja dhe kryeministrit Isa Mustafa për analistët në vend është e panevojshme, pasiqë sipas tyre politika nuk shikohet vetëm nga këndi personal por nga interesi shtetëror. Ata kanë thënë për Gazetën LAJM se akademiku Qosja dhe kryeministri Mustafa nuk është dashur të ju hyjnë laknave për arsye se nuk ju ka hije asnjërit më përdor fjalë të kësaj kategorie për titujt që i mbajnë.

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi i kontaktuar nga Gazeta Lajm nuk ka dashur që të komentojë këtë polemikë, pasiqë sipas tij akademiku Qosja dhe kryeministri Mustafa nuk është dashur me i hi kësaj pune.

“Nuk e komentoj hiq për arsye se s’ka qenë dashtë me hy laknave e sene vene, por qa me bo kjo që është por i kapërcejnë edhe këto”, është shprehur Demaçi.

Ndërsa analisti, Behxhet Shala ka thënë se është polemika e zhvilluar ndërmjet akademikut Rexhep Qosjes dhe Kryeministrit Isa Mustafa është krejtësisht e panevojshme, pasiqë sipas tij në fund të fundit politika nuk shikohet vetëm nga këndi personal por politika shikohet nga interesi kombëtar dhe ai shtetëror.

“Mendoj që është gabim dhe nuk ju ka hije që asnjëri më përdor asi fjalë për titujt që i mbajnë. Të kemi parasysh se më atë moshë dhe ata tituj që kanë të përdorin asi fjalë atëherë si do të veprojnë të tjerët”, është shprehur Shala, duke shtuar se politika dallon prej shkencës, ajo nuk është shkencë dhe në qoftë se do të ketë parasysh që Isa Mustafa i ka hyrë kësaj pune edhe është partia e dytë e zgjedhjeve dhe janë bërë kombinime të cilat pastaj e kanë nxjerr si kryeministër.

Shala më tej ka thënë se Rexhep Qosja është jashtë politikës edhe se ai ka qenë brenda në politikë dhe në qoftë se nisem nga e kaluara atëherë asnjeri nga ne nuk del i pastër.

Sipas tij të gjithë e kemi nga një njollë nga e kaluara, të gjithë ose nuk kemi kontribuar sa duhet për kombin dhe atdheun ose në moment të caktuar kur është dashur nuk kemi qenë këtu.

Fundamenti

“Këta duhet të tejkalojnë këtë dhe në asnjë mënyrë nuk ju ka hije që të përdorin aso fjalë. Ato fjalë janë shumë të rënda edhe në qoftë se përdoren në kafene e lerë më të përdoren midis dy njerëzve që kanë tituj akademikë”, ka theksuar Shala.

Ndërsa sa i përket asaj se a duhet që pas tërë kësaj kryeministrit Isa Mustafa të jep shpjegim për të kaluarën e tij, Shala ka thënë se Mustafa nuk ka për çfarë të jep arsye pasiqë në qoftë se është ashtu shumë shqiptar të tjerë të cilët edhe mbështesin në tituj duhet të japin shpjegim.

“Të gjithë ne e dimë se cila ka qenë e kaluara dhe për këtë arsye ndoshta ka qenë mirë që të bëjnë flustrimin e vetëm atëherë ata të cilët e kanë një të kaluar ose ia kanë bërë dëme shumë të mëdha edhe kombit edhe vendit ata nuk do të duhej të barteshin poste të rëndësishme as në fushën e politikës e as në fushën e shkencës”, është shprehur ai.

Në qoftë se kërkohet shpjegim nga Isa Mustafa, sipas analistit Shala atëherë duhet të kërkohet shpjegim edhe nga Rexhep Qosja.

“Shpjegimi nuk mund të kërkohet nga një person i caktuar por shpjegimi duhet të kërkohet nga të gjithë të cilët janë bartës të posteve publike”, ka deklaruar ai.

Ndryshe debati mes akademik Rexhep Qosjes dhe kryeministrit të sapozgjedhur Isa Mustafa ka nisur të dielën kur Qosja ka postuar një shkrim në profilin e tij në rrjetin social Facebook për marrjen e mandatit të Mustafës për kryeministër, ku edhe thotë se u tmerrua nga ato që ndodhën. E kryeministri Mustafa qe i menjëhershëm me reagimin e tij, duke i propozuar atij që të shkojë në psikiatri e madje e quajti edhe “rrenc”. /Gazeta LAJM/