Eko Higjiena

Demaçi: Qeveria, sipas modelit gjerman

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes të PDK-së dhe LDK-së.

Ai beson se Isa Mustafa do të bëhet kryeministër, ndërsa ka kërkuar nga Atifete Jahjaga t’ia lëshojë Hashim Thaçit postin e presidentit. Sipas tij, do të ishte mirë që Jahjaga, ta përfaqësonte Kosovën në NATO.

Mobi Casa

Po ashtu, Demaçi ka kërkuar nga PDK-ja e LDK-ja t’ia bëjnë një vend në qeveri edhe Ramush Haradinajt, të cilin e ka quajtur hero të Kosovës. /epoka e re/