Demaçi: Presidentja duhet të shkojë në Beograd

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është ftuar që me 1 nëntor të marrë pjesë në forumin e Komisionit Trilateral, i cili do të mbahet në Beograd nga 31 tetori e deri me 2 nëntor.
Presidentja Jahjaga ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka thënë për Epokën e Re se Jahjaga duhet të shkojë në këtë forum dhe të thotë fjalë të forta, duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes të Brukselit dhe duke treguar se Republika e Kosovës është për fqinjësi të mirë.