KKGJILAN

Demaçi: Politikanët mos t’i dëgjojnë dallavergjitë dhe tenderegjitë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Veprimtari i shquar, Adem Demaçi, në 7-vjetorin e shpalljesë së Pavarësisë së vendit, u ka bërë thirrje liderëve politikë për angazhim dhe punë të vazhdueshme.

“Po edhe në këtë 7-vjetor ne ende kemi probleme. Por, kam shpresë se tash shqiptarët janë vetëdijësu se gjërave duhet t’iu shkohet deri në fund. Kryeministri Isa Mustafa t’i përkushtohet më shumë ekonomisë, zhvillimit të ekonomisë, pastaj z. Hashim Thaçi. Pastaj të sqarohen edhe me listën serbe, e kështu me radhë”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.

Mobi Casa

Ai ka thënë se politikanët duhet dëgjuar kërkesat e qytetarëve.
“Politikanët le të dëgjojnë zërin e popullit, nëse dojnë të jenë mirë me popullin mos t’i dëgjojnë dollovergjit, tenderegjitë e kështu me radhë”, shtoi Demaçi./Indeksonline/