Eko Higjiena

Demaçi: Opozita le ta lënë Thaçin ta themelojë qeverinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaci, ka kundërshtuar marrëveshjen e partive të opozitës për formimin e qeverisë se re.

Ai ka thënë se partitë që i kanë humbur zgjedhjet duhet të lëshojnë rrugë dhe qeverinë ta formojë ai që i ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet e 8 qershorit.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, Demaçi ka vlerësuar se partitë politike duhet të reflektojnë dhe të mos lejojnë që serish të shkohet në zgjedhje të reja në këto temperatura të larta.

Uji Dea

“Opozita le ta lënë Thaçin ta themelojë qeverinë dhe liderët tanë të mos e lodhin popullin në këtë zhegë me zgjedhje. T’i respektojnë rregullat dhe të lënë atë që fitoi ta themelojë qeverinë”, ka thënë Demaçi, duke shtuar se nëse opozita – LDK, AAK dhe NISMA për Kosovën i kanë votat, atëherë le ta rrezojnë Hashim Thaçin që në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës.

“Nëse kjo aleance e këtyre tre liderëve të partive Isës, Ramushit dhe Limajt mendojnë se kane shumicën e popullatës dhe nëse nuk ju duket atyre dhe nëse ju merr mendja se kanë shumicën e votave, në parlamentin e ardhshëm, le ta rrëzojnë Thaçin që në seancën e parë të parlamentit”, ka thënë Demaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.