Demaçi: Merkel është engjëllushja e Evropës

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaci, e ka vlerësuar pozitive për shqiptarët Konferencën për Ballkanin përendimor, ku do të marrin pjesë edhe dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaci.
Ai ka thënë se për herë të parë shqiptarët po bien në duart e ustallarëve të vërtetë të krijimit të shtetit dhe të parimit të ekonomisë.
“Këtë herë Evropa, në krye me Gjermaninë, e kanë kuptuar se duhet t’i faktorizojnë shqiptarët, e jo sikur deri më tani që i kanë defaktorizuar për llogari të fqinjëve tanë, të cilët na kanë marrë toka dhe na kanë pushtuar. Kështu që , në këtë drejtim është një hap i madh që është duke e bërë zonja Merkel, të cilën unë e quaj engjëllushja e Evropës, e cila është duke dëshiruar ta qetësojë Ballkanin njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Demaci për Epokën e Re.