Fundamenti

Demaçi me propozim të ri. Brenda janë Thaçi, Mustafa e Haradinaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Veprimtari i Çështjes Kombëtare, Adem Demaçi, thotë se liderët e partive politike tashmë duhet t’i lënë inatet e tyre personale dhe të mendojnë seriozisht për vendin. Demaçi në një bisedë me “InLajm” ka thënë se do të ishte ideale një qeveri me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Kjo për arsye se siç tha ai, do të krijonte një qeveri me institucione të forta dhe me shumicë parlamentare.

“Unë flas si është e drejta. Haptas kam thënë se edhe krahun e luftës e kritikoj kur gabojnë, unë e shikoj situatën në bazë të interesit të Kombit. Shteti duhet të ketë një parlament të fortë dhe me institucione, të forta, kështu që unë qysh prej fillimit kam thënë që dy partitë e mëdha të bashkohen. Nëse don edhe Ramushi”, ka thënë Demaçi.

Demaçi ka propozuar edhe ndarjen e posteve, sipas të cilit, postin e kryeministrit ta ketë sërish lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, Isa Mustafa të jetë në krye të Kuvendit të Kosovës, derisa thotë që Ramush Haradinaj do të meritonte një post të rëndësishëm ushtarak, meqë sipas tij është një hero i madh i kombit.

ARKATANA

“Kryeminsitri le të jetë ky që ka qenë deri tash. Isa Mustafa le ta merr postin që e ka kërkuar si kryeparlamentar, ndërsa Ramushin do ta emëroja në një post ushtarak dhe nuk do e lija jashtë qeverisë, meqë ai ka dhënë shumë për kombin”, propozon Demaçi.

Demaçi e ka arsyetuar propozimin e tij duke thënë po ashtu se pavarësisht deklaratave të ndërkombëtarëve, se nuk përzihen në çështjet e brendshme të Kosovës, një koalicion i tillë do të ishte i pranueshëm për ta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.