RCCOLA

Demaçi: Marrëveshja, një rebelim i humbësve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marrëveshja mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, për ta bërë Qeverinë e ardhshme, është një rebelim për ta fshehur përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Shpejtësia e arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe ndarja e posteve, tregoi se ata nuk menduan për një Qeveri e cila do të punoj për qytetarin, por vetëm për poste dhe kolltukë. Albini ia atribuoj VV-së bashkimin e të humburve, kurse Bashkësia Ndërkombëtare e cila edhe i kërkoj zgjedhjet, nuk do të lejojë që të ketë Qeveri jo stabile. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, Adem Demaçi.

KKVITI

Demaçi ka vlerësuar se zgjedhjet e 8 qershorit u organizuan dhe u zhvilluan në mënyrën më të mirë, me ndonjë parregullsi të vogël që nuk e prish në asnjë mënyrë procesin në tërësi.

Këto zgjedhje, sikurse zgjedhjet në Serbi dhe në Maqedoni, kanë qenë të porositura dhe të kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë dashur ta dinë se me çfarë shteti dhe me çfarë populli kanë punë.