Hidromorava

Demaçi: Jam fotografuar me “turli halihuli”, por jo me Zemajn!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Adem Demaçi ka demantuar edhe një herë se është fotografuar ndonjëherë me Tahir Zemajn.Ai e ka quajtur gazetën e cila e ka publikuar fotografinë e tij në shoqëri të Zemajt, si shtyp të verdhë.

“Është një gazetë që gjithmonë ka qenë gazetë bulevardeske, gazetë e verdh që bën turli pisllëqesh për ta gjetur Adem Demaçin që është fotografuar me Tahir Zemajn. Asnjëherë nuk jam fotografuar me të. Jo që s’do të fotografohesha, sepse jam fotografuar me turli halihuli atje në krejt botën, por nuk ka ndodhur kjo punë. Po, çfarë fitojnë ata? Edhe sikur të kisha qenë me të, çfarë ka rënësi ajo punë?”, ka thënë Demaçi, i cili shton se një ditë një parti opozitare (duke aluduar në LDK-në), “do t’i kërkojë falje popullit të Kosovës”.

“Mua me vjen keq që një parti, e cila është sot në opozitë, një parti serioze që ka edhe informata të mjaftueshme… të kërkojnë prej meje që për fjalët që kam thënë për Tahir Zemajn, unë të kërkoj falje. Prej kujt të kërkoj falje. Do të vij koha që këta do t’na kërkojnë falje të gjithë neve”, ka thënë Demaçi, transmeton Kosovapress.

Më parë Demaçi kishte thënë se Zemaj nuk e meritonte titullin “Hero i Kosovës”, pasi sipas tij ish eprori i FARK-ut “ka qenë një diler droge”. Pas kësaj, LDK përmes një deklarate për shtyp kishte kërkuar nga Demaçi që të tërhiqte fjalët dhe të kërkonte falje. /Telegrafi/

Uji Dea

Demaçi: Disa po shiten heronj…

Në ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, është vlerësuar lartë kontributi i të gjithë të rënëve që kishin për qëllim lirinë. Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, thotë se shqiptarët gjithmonë kishin heronj lufte, por se do të duhej të kishim edhe heronj paqeje.

Në një akademi përkujtimore që u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Demaçi tha se ende nuk është kryer amaneti i gjithë atyre dëshmorëve të rënë. Sipas tij, janë heronjtë ata që e mbrojnë të vërtetën dhe të drejtën, mirëpo, sipas tij, ka edhe të atillë që po dëshirojnë të shiten si heronj, raporton Kosovapress.

“Punë ende nuk është kryer, puna do të kryhet vetëm atëherë kur këto gjashtë copa të bashkohen nga ta që kanë bërë tregti me kombin tonë dhe vetëm kur ta shohim kombin tonë të bashkuar, kur ta shohim kombin tonë si shembull për të tjerët. Atëherë mund të themi se faza e parë ka përfunduar… Ju e dini se këtu po dëshirojnë të na shitën disa si heronj e që nuk kanë vlera të jenë heronj. Të gjithë ata që e kanë pas humbur rrugën në shtëpinë e vet, tash po e gjejnë veten në situatë të keqe dhe po mundohen t’i rehabilitojnë ata që ta rehabilitojnë vetën e tyre. Kjo nuk është fortë për t’u lavdëruar, sepse përderisa ne vdisnim, ata bënin sehir dhe shikonin duke thirrur popullin: rrini urtë, mos bëni gjë, sepse për 24 orë do të na vrasin”, ka thënë Demaçi. /Telegrafi