Mobi Casa

Demaçi: Isa Mustafa bëri kthesë të madhe në jetën politike

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare dhe politikani, Adem Demaçi ka vlerësuar se zgjedhja e Isa Mustafës si kryeministër është për të mirën e vendit.

Ai për Indeksonline, ka theksuar se Mustafa ka bërë një kthesë të madhe në jetën e vet politike, dhe se nuk duhet shikuar se çfarë ka qenë Mustafa në të kaluarën, por duhet të shikohet se çfarë do të bëjë ai për nesër.

“Këta analistwt e mëdhenjë po mundohen me gjetë qime në ve, por Isa Mustafa e ka bërë në jetën e vetë politike kthesën më të madhe deri më sot.

Do të shofim se çfarë do të bëjë, por unë jam i bindur që Isa Mustafa nuk është vetëm dhe nuk do të jetë vetëm, Mustafa do ta ketë edhe përkrahjen e Evropës dhe të Amerikës”,ka thënë Demaçi për Indeksonline.

ARKATANA

Më tej ai ka deklaruar se me këtë kthesë të madhe të Isa Mustafës ka fituar edhe Kosova, sepse ata që menduan se mundë të bëhet ndonjë kthesë duke prishur rregullat juridike, ndërkombëtare, rregullat e rrethojës politike e kanë gabim dhe do ta shohin shumë shpejt që e kanë gabim.

“Unë mendoj që pavarësisht që do të ketë vështirësi do të ketë probleme, vetëm Isa Mustafa vetëm ky koalicion në të cilin unë mendoj se do të ishte mirë që të hynte edhe koalicioni bashkë me AAK-në e Ramush Haradinajt, që të bëhej një treshe e mirë që të mos kishte nevojë për të menduar për votat që do të duhen në të ardhmen e shpejtë për të nxjerrë ligje jot ë lehta, për të marrë vendime jot ë lehta për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, është shprehur Demaçi.

Ai ka thënë se vetëm kjo do të ishte një zgjidhje mirë për këtë moment në këto rrethana ku gjindemi kombëtare dhe ndërkombëtare. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.