Eko Higjiena

Demaçi: FARK rrasi paratë e Bukoshit dhe trodhi miza

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

“Kur i dështoi mundësia Bukoshit me shti nën kontroll UÇK” në me anë të parave, unë jap para, ju luftoni dhe unë vijë e bëhem çlirimtar, atëherë u kthyen dhe u kapën me Tahir Zemajn oficerin e KOS të Serbisë, dhe u munduan të formojnë njëfarë FARK-u”, i cili dihet se si përfundojë. Erdhën me luftu ikën dhe i lënë 600 e kusur të plagosur në fushëbetejë dhe i lanë më mijëra armë nëpër fusha”,tha veprimtari Demaçi.

Adem Demaçi e ka konfirmuar se ekziston Marrëveshja e Oslos e arritur me Ahmet Krasniqin për ta ndihmuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, Demaçi ka thënë se s’ka pasur kurrfarë marrëveshje për FARK-un.

“Mbledhja e Oslos ekziston. Mbledhja e Oslos është mbajtur me qëllim për ta ndihmuar UÇK-në dhe Qeveria e Bukoshit me dhanë parë dhe bashkërisht me ndihmue kryengritja e cila është zhvilluar në Kosovë nën udhëheqjen e UÇK-së”, ka thënë Demaçi.

Krahu politik i Ibrahim Rugovës i përfaqësuar nga Bujar Bukoshi dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë insistuar se Marrëveshja e Oslos ishte bërë për t’i vënë UÇK-në nën komandën e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ndërsa, krahu i luftës, të cilin e kishte përfaqësuar Adem Demaçi japin një version tjetër se në Oslo ishin marrë vesh për ta ndihmuar luftën e UÇK-së dhe se aty s’ishte diskutuar për FARK-un.

Megjithëkëtë, para katër ditësh, Xhavit Haliti, në Kuvendin e Kosovës ka thënë se s’ka ekzistuar asnjëherë marrëveshje e Oslos dhe se s’ka pasur kurrfarë FARK-u në luftë. Pas kësaj deklarate, Anton Quni i LDK-së tha se ka ekzistuar edhe Marrëveshja e Oslos, edhe FARK-u i udhëhequr nga Ahmet Krasniqi, i cili ishte vrarë në shtator të vitit 1998 në Tiranë.

FIDANISHTJA

Quni tha se për Oslon duhet të flasë Adem Demaçi, i cili thotë se s’ka asgjë të shkruar nga ajo marrëveshje përveç asaj që janë pajtuar për ta ndihmuar UÇK-në.

“Kur kemi biseduar ne fjala ka qenë vetëm për me ndihmue UÇK-në…. S’ka ekzistuar hiq FARK-u”, ka thënë Demaçi, transmeton RTK.

“Krejt këto konstruksione që po i bëjnë për FARK-un janë dëshira që atyre që kanë rrasë paratë e Bukoshit dhe kanë tredhur miza në perëndim. Janë vonuar. Ndoshta kanë mendime të mira ata, por janë vonuar”.

Sipas Demaçit, Bujar Bukoshi pasi ka dështuar për ta kontrolluar UÇK-në bashkë me disa të tjerë kanë tentuar të themelojnë FARK-un.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.